Besnik Tahiri nga AAK, tha se kryeministri Albin Kurti nuk po do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurit.
Kjo, sipas tij, për të ikur nga përgjegjësia e Asociacionit.
“Ai as nuk është kah don me fitu , d.m.th pse s’po do me fitu , asnjë zotim programr se ka bërë…e ka bë një projekt superpuna i ka shti do njerëz në punë, rruga Prishtinë- Podujevë është afru, Kurti nuk është kah do me fitu për shkak se është kah do me ikë prej përgjegjësisë të asaj që thash ia ka lënë këmbët e arushës ( Asociaconin), ky po do për me ikë me u largu prej pushteti e me ia lënë një përgjegjësi dikujt e me thënë qe këta çka bënë”, tha Tahiri në emisionin “Click” në RTV21.
Derisa premtoi se nëse vijnë në pushtet draftin do ta dërgojnë në Kushtetuese.