Anëtari i kryesisë së PDK dhe deputeti Abelard Tahiri, ka thënë se është tepër shqetësues fakti se Beogradi zyrtar e ka futur në karantinë veriun e Mitrovicë dhe Zveçanin, ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka reaguar për këtë çështje.
Tahiri ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, duket qartazi se nuk e ka problem dhunimin e sovranitetit që po i bëhet Kosovës nga Serbia.
“Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, duket qartazi se nuk e ka problem dhunimin e sovranitetit që po i bëhet Kosovës nga Serbia, por është i preokupuar dhe i obsesionuar me veten e tij dhe partinë e tij. Sikur Albin Kurti vetëm gjysmën e energjisë që shpenzonte për akuzat ndaj të tjerëve në relacion me Serbinë, sa ishte në opozitë, ta vinte tash në funksion, situata në terren do të ishte ndryshe. Por, kjo është hipokrizia e tij e radhës”, ka shkruar Tahiri.