Tahiri kritikon mazhorancën: E pakuptimtë që Ligji i pagave të mos sillet në Kuvend

E publikuar: 25/07/2022 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se AAK-ja ka kërkuar interpelancë për ligjin e pagave dhe për ligjin për zyrtarët publikë.Ai tha se është e pakuptimtë që pika për ligjin e pagave të shtyhet, e të mos sillet në Kuvend.

“Qeveria ka dështuar, por edhe ligji për zyrtarët publikë. Shumë agjensione kanë nisur të bëjnë rregullore të brendshme për pagat, në mungesë të ligjit. Janë mbi 3 mijë vende pune që nuk po mbushen në mungesë të veprimeve të Qeverisë”, shtoi Tahiri.