Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri është duke qëndruar në Parlamentin e shtetit të Lativës në Riga, ku po merret vendim për votimin e dy avokatëve eminent.
Po ashtu, Tahiri tregoi se do të bënë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës!
“Po lajmërohem nga Parlamenti i shtetit të Latvisë në Riga, ku do të ndodhë një takim i rëndësishëm i Këshillit të Evropës. Do të ketë takim Komiteti i Përhershëm, i cili do të marrë një vendim me rëndësi të votimit dhe emërimit të dy avokatëve eminentë. Do të bëjë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Dua të falënderoj shumë miqtë tanë, shtetet mike që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Po ashtu, është e rëndësishme që Kosova të jetë prezent, të reflektojë dhe të prezantojë të vërtetën e vet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tutje ai tha se Kosova është gati për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës.
“E vërteta jonë është që jemi gati për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës dhe se legjislacioni jonë është shumë i avancuar në këtë temë”, tha ai.