Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave.
Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt, duke u shpreh se edhe procedurat e Kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejtë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka kërkuar që vlera e koeficienti të jetë 129 euro. Sipas Tahirit drafti i këtij Projektligji 70 % është punuar nga Qeveria e kaluar e Ramush Haradinajt.
Tahiri kërkoi që në këtë ligj të largohen nenet të cilat mund të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese dhe mund ta rrëzojnë atë.
“Për ligjin e pagave dhe ligjin për zyrtarë publik. AAK ka vlerësuar draftin e fundit dhe vjen me këto qëndrime. E para ligji i pagave duhet të hyje në fuqi më se largu me 1 shkurt dhe procedurat e kuvendit duhet të përfundojë sa më shpejt. E dyta lidhet drejtpërdrejt me vlerën e koeficientin, sipas kalkulimit te AAK vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro”.
“… e treta provizione që bëjnë dallime në mesë institucioneve kushtetuese siç është ai me Kuvendin, pastaj në shtojca siç është dogana dhe administrata tatimore dhe nenet tjera që rrezikojnë që kur ky ligj potencialisht të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të bije duhet të largohen”, tha ai.