Tahiri i bindur thellësisht: PDK i fiton zgjedhjet e ardhshme, qeverinë do ta bëjmë ne

E publikuar: 18/03/2024 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u shpreh i bindur se PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, pasi sipas tij qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë aktuale.

I pyetur nëse beson se PDK do t’i fiojë zgjedhjet, ai tha:

“Absolutisht jam i bindur që PDK, mandatari që do të vjen nga PDK do ta krijojë qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë për katër vitet e ardhshme.” – tha Tahiri në Pressing.

“Këtu jemi më se të bindur”, u shpreh ai në Pressing.

Sa i përket sondazheve, ai tha se në debatet politike në zgjedhjet lokale PDK-në e kanë nxjerrë vetëm në dy komuna fituese.

“Kemi dalë me numrin më të madh të komunave, kemi dalë me nëntë komuna.” – shtoi ai.

“Pakënaqësia e qytetarëve në raport me këtë qeveri është jashtëzakonisht e madhe.”