Tahiri i AAK-së: Qeveria po tallet me grevistët, po e mat rezistencën qytetare

E publikuar: 28/09/2022 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në vend për shkak të mos gjetjes së një marrëveshje në mes grevistëve dhe Qeverisë.

Tahiraj ka thënë se Qeveria është duke u tallur me grevistët dhe se grevën e kanë kthyer në një betejë për dominim.

“Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë. Fatkeqësisht, një grevë legjitime Kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.”, ka shkruar Tahiraj.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, Këshilli Grevist i Sindikatës së Bashkaur të Arsimit, ka kërkuar prej anëtarëve pezullimin e grevës deri në janar të vitit tjetër.

Në njoftim thuhet se data 3 të jetë e mundëshme për fillimin e procesit mësimor.

Në letrën e tyre dërguar edhe mediave thuhet se mësimdhënësit janë nëpërkëmbur në vitet e 90-ta dhe njësoj kanë përjetuar nëpërkëmbje që nga muaji i kaluar.

“Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe ‘të shitur’ të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndër të tjera, aty thuhet se SBASHK do të vazhdojë me orvatjet që mësimdhënësve t’iu rikthehet dinjiteti përmes dialogut dhe të përmbushen kushtet kryesore.

“SBAShK do t’i vazhdojë orvatjet që mësimdhënësve t’iu rikthehet dinjiteti përmes dialogut social me qeverinë ashtu që të përmbushen kushtet themelore, të: 1) mbështetjes shtesë të pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike përfshirë shkallën e inflacionit; 2) plotësim ndryshimit të Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse, 3) plotësim ndryshimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10158586426641611