Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se gjendja në veri është kritike, prandaj edhe kanë thirrur interpelancë, raporton Ekonomia Online.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi për kryeministrin është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit se sa të merret me interesat e qytetarëve.
Tahiri ka kërkuar edhe vëmendje për Ligjin për buxhetit dhe atë për pagat.
“Për Kosovën është moment kritik për gjendjen në veri. Ne kemi thirrur interpelancë, por agjenda e kryeministrit është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit”.
“Mendojmë që tani duhet qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është t’i japë një zgjidhje sigurisë në vend”.
“Është temë e rëndësishme edhe buxheti për vitin 2023 dhe shohim se është buxhet pa vizion dhe i pareflektueshëm. Ende nuk e ka sjellë Ligjin e pagave dhe koeficientin”.