Tahiri: Ende s’kemi ardh në përfundim për rolin e EULEX-it

E publikuar: 08/03/2018 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtsisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, përveç angazhimit për rritjen e kapacitetëve për këtë institut, foli edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.

Ministri Tahiri tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor të këtij viti, raporton Indeksonline.

“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardh në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij institute. Angazhimi i EULEX ka qenë I madh. Ne momentitn kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë” ka thënë Tahiri./rtklive/