Tahiri e uroi Pecin pas betejës, simpatizantët e VV’së i mbesin besnikë gjuhës së Kurtit, festojnë me “gomë rezervë”

E publikuar: 09/11/2025 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbështetës të Vetëvendosjes janë mbledhur në një sallë për të festuar rezultatin e Faton Pecit.

Por, festa s’ishte fort e zakontë.

Disa të rinj u panë duke sjellë brenda sallës tri goma – një aludim për kundërkandidatin e Faton Pecit, Arian Tahiri.

Tahirit i ishte referuar si gomë rezervë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kryetari aktual dhe partia e tij kanë vendos me garu me gumë rezervë. Po nuk shkohet në Mitrovicë me gumë rezervë”, kishte thënë Kurti.

Megjithatë, Tahiri sonte e ka uruar kundërshtarin e tij politik për fitoren./Express/

Pamjet: T7