Diplomati i shquar amerikan, Christopher Hill, pas takimit mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, tha se kryeministri Kurti nuk ishte i përgatitur mirë.
Lidhur me këtë, ka reaguar ish kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo tha se deklarata e Hillit “nuk është e mirë për Kosovën”, ndërsa shtoi se qeveria duhet t’i dalë zot vendit.
“Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte përgatitur mirë për bisedimet në Bruksel. Kjo nuk është mirë për Kosovën. Qeveria ka detyrë t’i dal zot vendit e përgatitur mirë për çdo sfidë”, ka shkruar Tahiri.