Tahiri e quan jofunksional Kuvendin, kërkon të debatohet për ngritjen e çmimeve e gazsjellësin

E publikuar: 01/11/2021 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, e quajti të dështuar mos mbajtjen e mbledhjes edhe pse u tha se për këtë u morën vesh të gjithë

Tahiri madje e quan si jofunksional Kuvendin, duke kërkuar që sa më shpejt të diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazsjellësit.
“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje e kryesisë dështoj, ku ne agjendë kemi pasur 16 pika për të diskutuar e disa pika tjera në parim që ne plotin bëjnë 21 pika”.

“Po vijmë në Kuvend që tash e sa muaj është jo-funksional. Për neve është me rëndësi që dy debatet që i kemi thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështja e projektit të gazit”, tha Tahiri.

Mes tjerash Tahiri foli edhe për Ligjin e pagave, duke thënë se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim./EO.