Tahiri e dematon Rakiqin: Nuk kemi pasur dje takim

E publikuar: 14/12/2016 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Ministres për Dialog Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic i cili ka thënë në një prononcim për Gazetën Express se tashmë ka një plan të ri për revitalizimin e urës – ku përfshihet edhe muri por në një variant më të ulët se tani.
Reagimi i Tahirit ka ardhur nëpërmjet këshilltarit Gazmir Rraci.

“Ju njoftoj se lajmi i botuar tek ju se gjoja dje ka pasur një takim mes Ministres Tahiri dhe dy kryetarëve, Bahtiri dhe Rakiq, nuk është i vërtetë sepse një takim i tillë nuk është mbajtur.

Për më shumë ju mund të kontaktoni edhe Zyrën e BE-së në Kosovë për tua konfirmuar këtë që po ua them se dje nuk ka pas asnjë takim” ka thënë Rraci.

Sidoqë të jetë në reagim nuk janë mohuar deklaratat e Rakiq se tashmë ka një plan të ri.