Tahiri alarmon rritje tatimesh dhe çmimesh nga 1 janari: Ta ndalim më 28 dhjetor

E publikuar: 20/12/2025 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 110, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në ikje për rritjen e tatimeve që pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari, duke paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës.

Sipas Tahirit, rritja e tatimeve do të reflektohet menjëherë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ndërsa barra financiare do të bie mbi qytetarët.

“Qeveria në ikje ka planifikuar rritjen e tatimeve dhe, bashkë me to, do të rriten edhe çmimet. Koston do ta paguajmë ne,qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se ekziston vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë, duke ftuar qytetarët për ndryshim në zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Ka vetëm një zgjidhje për ta ndalur këtë goditje: më 28 dhjetor, voto Bedri Hamzën”, ka përfunduar Tahiri.

Tahiri është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 110 në listën zgjedhore, ndërsa PDK në këto zgjedhje garon me numrin 130.