Tahir Zemaj ka dhanë 200 faqe dëshmi për krimet e UÇK’s?

E publikuar: 06/07/2015 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zadhanësi i Prokurorisë për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekaric ka ba deklarata bombastike në nji televizion të Beogradit, – transmeton Blic.
Simbas tij, Komandanti i FARK’ut, Tahir Zemaj ka dhanë nji dëshmi tronditëse për krimet e kryeme gjatë luftës.
Këtë dëshmi, simbas tij, Zemaj ia ka dhanë nji hetuesi të UNMIK’ut.
Dëshmia e Tahir Zemajt në 200 faqe, përfaqësues i FARK’ut, asht nji gja shumë logjike. Dy grupe në konflikt, lufta për primat politik në Kosovë…, – tha Vekaric.
Tahir Zemaj ka qenë lider, këta tjerët në atë moment kanë qenë të parandësishëm. Atë e vranë dhe praktikisht edhe tetë udhëheqësit tjerë të FARK’ut, tu’ ja marrë edhe pushtetin. Dhe ai [Zemaj] ka qenë gati me i akuzue dhe me i çue në Hagë mbasi kishin krye krime, – citon Gazeta Blic Vekaric.
Ai ka tregue edhe se ku asht deponue kjo dëshmi.
Ka dhanë dëshmi 200 faqeshe nji hetuesi të UNMIK’ut. Por kjo nuk asht transferue nga UNMIK në Tribunalin e Hagës. Na këtë nuk e kemi, por e dimë se ka ndodhë, – ka thanë Bruno Vekaric.
Blic