Ish presidenti serb, Boris Tadic ka thënë se nuk ka asnjë arsye “për eufori nacionaliste dhe për të festuar” për arritjen e marrëveshjes për Asociacionin.
Ai ka thënë se “një format i tillë për komunitetin serb nuk do të thotë fitore, por është zgjidhja më e mundshme e mirë se sa një konflikt i ngrirë”.
“Ndryshimet themelore pas Marrëveshjes së Brukselit dhe bisedimet e fundit me ndërmjetësim të BE-së, në raport me periudhën e mandatit të qeverisë sonë, janë ato që sot në territorin e veriut të Kosovës qeveriset me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tadic”, transmeton B92.
Ai ka lavdëruar kohën e qeverisjes gjatë presidencës së tij, duke thënë se sa ishte ai president, në veri të Kosovës qeverisjen me ligjet e Serbisë.
Tadic ka vënë në pah edhe “rrezikun për trashëgiminë serbe”, për të cilën ka thënë se po tentohet t’i merret Serbisë me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.