“Ta pres kokën po të pashë me tjetër”, shqiptari terrorizon të dashurën në Itali

E publikuar: 02/08/2017 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ia kishte kthyer jetën ish-të dashurës së tij në një ferr të vërtetë.

Ai e kërcënonte vazhdimisht me mesazhe në telefon dhe e përndiqte kudo. Sipas Genova.24, shqiptari i dërgonte mbi 300 mesazhe në ditë dhe e telefononte mbi 190 herë. 27 vjecarja italiane ishte shpërngulur në shtëpinë e tezes së saj dhe i kishte rrëfyer asaj gjithçka. Kjo e fundit kishte lajmëruar policinë duke i dhënë fund makthit që po përjetonte e mbesa.

Shqiptari e kërcënonte me fjalët “Do të të vras, do të ta pres kokën nëse të shoh në krahët e një tjetri”. Ai e ndalonte atë dhe tentonte ta puthte në rrugë sa herë t’i jepej mundësia duke mos pranuar kështu faktin se gjithçka mes tyre kishte marrë fund.