T-Series, kanali i parë në YouTube me 100 milionë abonentë

E publikuar: 30/05/2019 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

T-Series është kanali i parë në YouTube me mëse 100 milionë abonentë pas disa muajsh garë për të arritur majat e platformës.

YouTube përgëzoi T-Series në Twitter duke i kërkuar ti gjejë një vend trofeut të ri ngjashëm me butonët Play që kompania jep kur kanalet arrijnë mes 1 deri në 10 milionë abonentë.

T-Series gjithashtu falenderoi fansat që e ndihmuan kompaninë të arrijë këtë objektiv madhor. Natyrisht që 100 milionë abonentët nuk do ta ndihmojnë kanalin të qëndrojë në krye por është një moment krenarie.

Kjo arritje vjen pas disa muajsh betejë me Felix “PewDiePie” Kjellberg për tu bërë kanali më i madh në YouTube. Në këtë proces të dy kanalet u rritën me dhjetëra miliona abonentë dhe vëmendja e përhapur i dha T-Series njohje globale.

Kjellberg kërkoi që kjo betejë të marrë fund muajin e kaluar duke adresuar sesi kjo garë është shndërruar në urrejtje. Kjellberg kërkoi që fansat të ndalojnë së antagonizuar T-Series.

Mesazhi erdhi një muaj pas atentatit në Christchurch në Zelandën e Re ku atentatorit kishte përdorur shprehjen “Abonohu në PewdiePie” përpara se të kryente sulmin. Kjellberg dënoi aktin në Twitter.

Gara mes Kjellberg dhe T-Series nisi në Shtator të 2018-ës dhe zgjati përmes gjashtë muaj në Youtube. /PCWorld Albanian