“Sytë e tu e të mitë mos u pafshin ma”, Ramë Buja tregon se çka i kishte thënë Rugovës kur u largua nga LDK

E publikuar: 05/03/2025 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, tha se ditën kur u largua nga LDK-ja ka pasur një “bisedë të rëndë” me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Rama në Pressing në T7 tha se i kishte thënë Rugovës “sytë e mi e tutë mos u pafshin më”, por shtoi se më pas ishin bërë bashkë për të shkuar në Rambuje.

“Atëherë kur unë jam ndarë përfundimisht nga LDK-ja ka qenë kur unë kam biseduar me të ndjerin Ibrahim Rugova dhe kemi pas një bisedë relativisht të rëndë, për faktin që i kam thënë unë shkova andej kah e kam vendin, por do i kisha thënë që do ta dini që lufta çlirimtare ka filluar seriozisht e të tjera…”, tha Buja në Pressing, transmeton Express.

“Reagimi i tij ishte shumë i kujdesshëm, kujdes Ramë po na dëgjojnë etj, dhe kjo ishte ndoshta normale për atë kohë. Në fund jemi nda relativisht rëndë, por përsëri kur kemi shkuar për Rambuje u bëmë bashkë…Unë i pata thënë sytë e mi e tutë mos u pafshin më, ishte e rëndë. Sepse bëhej sikurse nuk pe besonte…”, tha Buja në Pressing.

“Ndoshta ka qenë kujdesi i tij..”, u shpreh ai.