Sylvinho publikon listën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, ftohet Etnik Brruti

E publikuar: 15/03/2025 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku nuk mungojnë risitë.

Kombëtarja e Shqipërisë shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri brazilian, Sylvinho ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar lojtari i shumëpërfolur Etnik Brruti i Malishevës dhe Juljan Shehu i Widzew Lodz.

Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars, teksa kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në Wembley më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.