Sylejman Selimi në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinnë, tha se për të personalisht është fyese të thuhet se e ka rrahur një person, sepse i njëjti nuk i ka shitur dele UÇK-së.
Sipas tij, në ofensivat më të mëdha, kur kanë pasur njerëz të vrarë e të plagosur, si është e mundur të ketë shkuar në 12 të natës e ta rrahë një person, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Shumë njerëz të plagosur dhe të vrarë, të argumentume dhe dëshmume, si është e mundur me shku në 12:00 të nates me rrah një person unë”, tha ai.