Sylë Tahirsylaj: Këto janë plakat e fundit, ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti

E publikuar: 20/04/2022 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meteorologu Sylë Tahirsylaj ka folur së fundmi për ndryshimin e motit në vend.

Ai ka dhënë edhe një deklaratë interesante duke u bazuar në shprehjen popullore “po shkunden plakat”, pas reshjeve të fundit të borës në Kosovë.

“Plakat e fundit janë këto. Ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti”, tha Tahirsylaj duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në Klan Kosova FM.

“Hiç mos u tutni se nuk shkunden të rejat. E për plakat durojmë”, ka deklaruar Tahirsylaj duke thënë se reshjet e borës gjatë këtij muaji pritet të jenë të fundit.