Meteorologu Sylë Tahirsylaj ka folur së fundmi për ndryshimin e motit në vend.
Ai ka dhënë edhe një deklaratë interesante duke u bazuar në shprehjen popullore “po shkunden plakat”, pas reshjeve të fundit të borës në Kosovë.
“Plakat e fundit janë këto. Ishalla nuk shkunden të rejat se bëhet kijameti”, tha Tahirsylaj duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në Klan Kosova FM.
“Hiç mos u tutni se nuk shkunden të rejat. E për plakat durojmë”, ka deklaruar Tahirsylaj duke thënë se reshjet e borës gjatë këtij muaji pritet të jenë të fundit.


















