Syla: Policia e lëndoi në plagën e luftës kryetarin Gucati

E publikuar: 30/03/2026 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie për ekspozitën e Shkëlzen Gashit.

Për këtë zhvillim sonte në emisionin Rubikon ka folur nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla.

Ai tha në Klan Kosova se gjatë protestës ndodhi një incident ku u lëndua kryetari Hysni Gucati.

“Disa policë të rinj aty, me gjasë nuk po e kuptojnë rolin e tyre e kanë lënduar kryetarin e Veteranëve të Luftës pikërisht në plagën ku e ka marrë në vitin 98-të dhe është dashur të marrë trajtim mjekësor dhe tash gjendet i shtrirë në shtëpi dhe me gjasë prapë do të ketë nevojë për trajtim”, deklaroi Syla në Klan Kosova.