Sveçla tregon për çka do të përdoret villa e Radojçiqit

E publikuar: 01/10/2023 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se vila e kryekriminelit Milan Radojiçiq buzë liqenit të Ujmanit do të mund të shfrytëzohet për stacion për njësitin e barkave të Policisë së Kosovës.

Siç njofton ministri ajo vilë është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Ai ka thënë se “bypass” i tunelit është i uzurpuar nga ky kompleks i Radojiçiqit.

Tutje, Sveçla ka shtuar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “e pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacioni për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.