Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Sveçla e Hovenier u takuan në ditëlindjen e trupave të marinës amerikane.
“Me Meritën patëm kënaqësinë e veçantë që sonte, bashkë me mysafirin e nderit e mikun tonë, Ambasadorin Amerikan Jeffrey Hovenier, të festojmë ditëlindjen e trupave të marinës amerikane”, shkroi Sveçla.
I pari i MPB-së u shprehu mirënjohje për trupat amerikane, që sipas tij, u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe.