Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se çdo ditë është duke qëndruar në Mitrovicë për shkak të situatës së krijuar, por jo në veri të këtij qyteti.
Ai sot u pa në jug të Mitrovicës, por pyetjes se pse ka shkuar atje, iu përgjigj shkurt.
“Për çdo ditë jam në Mitrovicë, a s’pe dini a?”, tha ai për gazetarët, duke refuzuar të flasë më shumë.