Sveçla për sulmin në Zveçan: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri

E publikuar: 01/04/2025 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit të një granate dore në një nga zyret e Postës së Kosovës në Zveçan.

Ai ka theksuar angazhimin e shtetit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Në një postim në rrjetet sociale, Sveçla ka deklaruar: “Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë.”/EO