Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë.
Sveçla, sulmin e konsideroi si të papranueshëm, teksa bëri të ditur se autori do të përballet me ligjet e Kosovës.
“Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, është shprehur Sveçla, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot janë plagosur dy të rinj serbë, ku menjëherë Policia e Kosovës e ka arrestuar autorin e ngjarjes. Të plagosurit i përkasin moshës 11 dhe 21-vjeçare.