Sveçla për serbët e liruar: Siç duket qartë, forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë

E publikuar: 08/04/2025 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka liruar dy qytetarë serbë, të cilët ishin arrestuar më 6 prill e për të cilët ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte thënë se ishin oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Sveçla ka reaguar edhe sot pas lirimit, duke u shprehur se nuk e di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona, transmeton Zeri.info.

“Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona, sepse, siç duket qartë, forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë reagimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila reagoi më herët.