Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se mosvlefshmëria e dokumenteteve serbe të identitetit dhe targave të automjeteve në territorin e Kosovës është e ligjshme dhe legjitime.
Sveçla, në një intervistë për Associated Press, thotë se të dy vendimet vijnë pas një procesi të gjatë negociatash, njofton Klankosova.tv.
“Janë dy vendime, vendime legjitime të Qeverisë së Kosovës lidhur me formën hyrëse-dalëse për qytetarët e Serbisë dhe transformimin e targave të veturave nga të paligjshme në legale. Të dyja këto vendime janë të ligjshme, legjitime dhe vijnë pas një procesi të gjatë negociatash. Padyshim të dështuara, ndërsa Kosova bëri gjithçka që mundi për të arritur një lloj marrëveshjeje rreth procesit”.
Sveçla, mes tjerash, thotë se institucionet e sigurisë së Kosovës janë të obliguara për të siguruar jetën e qytetarëve dhe se të njëjtat institucione janë të afta dhe të trajnuara për ta bërë këtë në mënyrën më të mirë, transmeton Klankosova.tv.
“Sigurisht, institucionet e sigurisë së Kosovës janë të obliguara që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar lirinë e lëvizjes, për të siguruar jetën e qytetarëve të Kosovës, për të siguruar infrastrukturën kritike, por edhe për të siguruar institucionet tona private, tona dhe publike, ndërtesat nga cilido shkatërrim dhe apo ndonjë rrezik. Por, ne jemi të bindur se institucionet e Kosovës janë të afta dhe të trajnuara për ta bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, pashënjestruar apo pa ndonjë lëvizje diskriminuese ndaj askujt”.
Tutje, ministri akuzoi Serbinë dhe aleatin e saj Rusinë për shkaktimin dhe mbështetjen e trazirave, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka rezistencë serioze nga qytetarët. Siç e thashë, kjo është e fryrë dhe e importuar nga Serbia dhe Rusia, pasi janë më të mëdhenj të ashtuquajtur ‘vëllai më i madh’, për të nxitur dhunën në Kosovë”, tha Sveçla.