Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur sot nga Mitrovica për zgjedhjet në komunat veriore dhe situatën atje.
Në lidhje me zgjedhjet, Sveçla tha se kanë kapacitete për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.
“Absolutisht që kemi kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Sveçla në një prononcim për media pranë urës së Ibrit.
Sveçla foli edhe për mundësinë e shtimit të forcave policore në veri të vendit, ku tha se po bëhen vlerësime për këtë.
“Policia e Kosovës bën planet e saj. Në bazë te saj bën vlerësimin e situatës dhe në bazë të saj shton kapacitetet”, deklaroi Sveçla.