Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Bazuar nga informacionet që kemi ndalimi është bërë me urdhër të Vuçiqit që dëshmon që Serbia është diktatoriale.
“Bazuar nga informacionet që kemi ndalimi është bërë me urdhër të Vuçiqit që dëshmon që Serbia është diktatoriale. Ngjarjet e djeshme janë një shkelje e të drejtave të njeriut. Kjo dëshmon që Kosova duhet të jetë pjesë e KiE si dhe Interpolit dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtar. Dje së paku mbi 1 qytetarë janë ndaluar, maltretuar dhe janë marrë në pyetje në lidhje me pjesërrjen e tyre në UÇK dhe familjarëve të tyre, si dhe vendosjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë viteve 99. Atyre u janë marrë dokumente personale duke ju lënë pamundësi që të lëvizin. Sipas informatave Zv.drejtori Jankoviq është dërgua në ndalim 48 orë me akuzën për prishje të rendit kushtetues, akuzë që Vuçiq e përmendi në vizitën e tij në njësitin Kobra. Dje me ministren Gërvalla jemi takuar me ambasadorët e KUNIT”, ka thënë ai.