Sveçla: Kosova e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit

E publikuar: 20/10/2022 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Xhelal sfeqla

Xhelal sfeqla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat sipas tij janë në dobi të rajonit dhe më gjerë.

Sveçla, derisa ka marrë pjesë në takimin e ministrave në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, ka thënë se për të ishte kënaqësi e madhe që ishte i pranishëm.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për qeverinë tonë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Samiti i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor, si dhe do të drejtohet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, transmeton Klankosova.tv.