Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se Projektligji i ri për Zyrtarët publik e mundëson reformimin dhe krijon mundësi për gjithpërfshirje.
“Ky projektligj është rezultat i kërkesave të kohës, po bëhet për të adresuar nevojat e administratës, është kompletuar bashkë me palët e interesit por gjatë të të gjitha fazave dhe është sjell këtu në kuvend si produkt i përbashkët institucional që krijon zgjidhje për stagnimin që e ka sjell administrata ndër vite”.
“Është me rëndësi që secili prej nesh përgjatë trajtimit të këtij projektligji të kemi në mendje që një gjë, rekrutimet e mbyllura dhe lëvizja paralele peng i së cilës ka qenë administrata deri tani nuk kanë lejuar që zyrtarët realisht të kenë mundësi të avancohen në karrierën e tyre profesionale dhe të synojnë pozita menaxheriale”.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se përmes këtij projektligji do të bëhet depolitizimi i administratës shtetërore.
“Sektori publik është punëdhënësi kryesor në Kosovë dhe rregullimi marrëdhënies së punës së zyrtarit publik është i domosdoshëm. Qëllimi kryesor i këtij projektligji ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarit publik”.