Suzana Tahiri kërcënon Vetëvendosjen: Mos ma prekni Thaçin se… (FOTO)

E publikuar: 23/09/2015 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suzana Tahiri kërcënon deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Përmes një fotoje të postuar në Facebook, ajo i çon “selam” deputetëve të VV-së që të mos e ngacmojnë Hashim Thaçin, ndryshe, siç ka shkruar ajo, do t’i godasë me vezë, të cilat sipas saj janë shumë të forta.

“Oj vetfundosje bre qeto shtir e keni mej thy. Mos ma prek HTH!”, shkruan bukruoshja mbi foton e postuar, përcjell Albeu.com.

Ditën e djeshme deputetët e Opozitës goditën me vezë kryeministrin Isa Mustafa, por një prej tyre preku edhe zv/kryeministrin Hashim Thaçi.