Suspendohen dy zyrtarë doganorë, dyshohet se u përfshinë në një konflikt fizik mes vete

E publikuar: 24/10/2023 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar dy zyrtarë të saj, pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një konflikt mes vete.

Dogana thotë se suspendimi është në fuqi deri në kryerjen e një hetimi të plotë të akuzave, shkruan lajmi.net

“Dogana e Kosovës ka një rol kritik në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të sigurisë së vendit tonë dhe është thelbësore që të ruhet integritetit dhe besimit të publikut. Prandaj, ne kemi marrë masa të shpejta për të adresuar këtë çështje”, njoftohet në komunikatë.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës tutje nënvizon se sjelljet e pahijshme brenda organizatës nuk do të tolerohen.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta të sjelljes, etikës dhe profesionalizmit midis oficerëve tanë. Ne e kuptojmë se ruajtja e besimit të publikut në punën tonë është thelbësore për misionin tone”, thuhet në një komunikatë.