
Pas hedhjes së gazit lotsjellës në mbledhje të Kryesisë, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Kryesia ka marrë vendim që të përjashtojë të gjithë deputetët e opozitës dhe vetëm 6 prej tyre do kenë të drejtë të qëndrojnë në seancë.
“Qëllimi i këtij takimi ka qenë suspendimi i deputetëve nga ana e Kryesisë, por ata nuk kanë të drejte ta bëjnë këtë gjë. Ky vendim është i kundërligjshëm aq sa gazi lotsjellës”, ka thënë ajo.