Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka shkruar sot në Facebook për dy dukuri që, sipas tij, po ndodhin njëkohësisht në Kosovë.
Ai, duke përkujtuar përjashtimin e Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA) nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), ka theksuar se kjo nuk shkon me kërkesën për integrim në Evropë.
Ky është postimi i Surroit:
Kosova mund të thyejë shumë ligje , por jo edhe ato të fizikës.Një trup nuk mund të lëvizë në dy drejtime (madje të kundërta) njëkohësisht. Nuk mund të kërkosh të njëjtën ditë të integrohesh në Evropë (Juncker) e të përjashtohesh prej Evropës (EQAR, Agjencia e Akreditimit).Kthim kolektiv në fillore./GazetaExpress/

















