‘Surrogatja serike’ që pranon se është e varur nga shtatzënia, ka dhënë fëmijën e pestë pak muaj para se të pensionohet në moshën 50-vjeçare (Foto)

E publikuar: 26/06/2018 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e tre fëmijëve, ka zbuluar se tetë vitet e fundit i ka kaluar si ‘surrogate serike’ – duke lindur pesë fëmijë, për familjet që nuk kanë mundësi të kenë një biologjik.

Didi Perry nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, u interesuar të angazhohet si nënë surrogate, 16 vjet pasi lindi fëmijën e fundit – sepse deshi të ndihmojë ato që nuk mund të bëhen nëna, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është e vështirë që këto angazhime të kryhen pas moshës 40-vjeçare, ajo ka vazhduar të sjellë fëmijë, deri pak para se të pensionohet në moshën 50-vjeçare.

Ajo nuk e ka pasur kurrë të vështirë t’i japë bebet, pasi i konsideronte se nuk janë të saj, ndërsa do gëzonin pa masë familjet të cilave u dhurohen.

“Është e vështirë të gjejë fjalët, se sa gëzohen prindërit kur e marrin në duar fëmijën e ri. Ky moment është mbresëlënës”, ka thënë Perry.

Testet negative të nënave, që ajo u dhuroi fëmijët

Të ndihmuarit e të tjerëve, është arsyeja pse për tetë vite ishte kryesisht shtatzënë, gjë që e konsideron si varësi dhe kënaqësi shumë e madhe – teksa e bën të ndjehet e shëndetshme dhe e plotësuar.

Derisa shumica e nënave surrogate, janë të interesuara vetëm për para, Perry është më shumë e interesuar që ta bëjë një familje të lumtur.

Një nënë adoptuese, kur takon fëmijën për herë të parë

Madje, ajo nuk ka marrë asnjëherë paradhënie, por vetëm pagesën pasi ta ketë dhuruar fëmijën, të cilën e konsideron vetëm si një bonus pozitiv.

Pasi lindi fëmijën e fundit, Perry është e angazhuar në një klinikë, ku takon nënat surrogate më familjet që e duan një fëmijë, si dhe japë këshilla në këtë drejtim.

Në takim me njërin prej fëmijëve që e ka lindur

E bija saj 23-vjeçare, do të nisë së shpejti procedurat ligjore, që të bëhet nënë surrogate për herë të parë, vendim për të cilin Perry ishte më se e lumtur dhe krenare. /Telegrafi/