Surinami ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës?

E publikuar: 31/10/2017 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm serb Ivica Dacic ka thënë se shteti i Surinamit që e ka njohur Kosovën në korrik të vitit 2016, e ka tërhequr njohjen. Nuk dihet ende nëse vërtetë ka një vendim të tillë nga ky shtet, apo bëhet fjalë vetëm për propagandë nga ana e Serbisë.

Dacic ka thënë se ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme e Surinamit rreth këtij vendimi pas bisedimeve të gjata me këtë shtet.

“Nota për tërheqjen e vendimit ka ardhur me 30 dhjetor. Ky vendim tregon se duhet këmbëngulje, biseda me të gjithë nëse mendojmë se Kosova është interes nacional i yni” ka thënë Daçiq.