“Superylli shqiptar”, mediat zvicerane dhe italiane raportojnë për vdekjen e Shpat Kasapit

E publikuar: 26/11/2025 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat zvicrane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.

“Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.” – është tituli i mediumit zviceran “Blick”.

Aty përmendet karriera e tij dy dekadëshe.

“Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në popkulturën në Shqipëri dhe Kosovë. Sidomos falë performancave live dhe prezencës së tij në televizione, ai vitet e fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.” – thuhet në artikull.

Edhe në mediat italiane është raportuar për vdekjen e Kasapit.

Në raportime thuhet se Kasapi ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.