Superkupa e Italisë jo edhe aq italiane, dhjetë herë është zhvilluar jashtë vendit  

E publikuar: 16/01/2019 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Jeddah këtë mbrëmje, sikurse që ka ndodhur 10 herë në 31 edicionet e saj.

Juventusi dhe Milani përballen në stadiumin e qytetit sportiv të Mbretit Abdullah nga ora 18:30.

Superkupa shpesh ka ditur të kalojë kufi dhe kontinente.

Juventus – Napoli në Katar . (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Që nga viti 1989, Superkupa është luajtur jashtë vendit 10 herë, duke përfshirë edhe këtë të sotmin në Arabinë Saudite.

Shtetet e Bashkuara e pritën në vitin 1993 në Uashington dhe 2003 në stadiumin Giants në New Jersey.

Juventus – Milan në New Jersey. (Photo by M. David Leeds/Getty Images)

Libia ishte një zgjedhje e pazakontë në vitin 2002 me Tripolin.

Kina u bë një mikpritës i rregullt me ​​Pekinin në vitin 2009, 2011, 2012 dhe Shangai në 2015.

Juventus – Milan viti 2016 . (Photo by AK BijuRaj/Getty Images)

Katari ka qenë favoriti i fundit, ku u luajtën në stadiumin Jassim Bin Hamad në Doha në vitin 2014 dhe 2016. /Telegrafi/