Banorët e Evropës dhe Amerikës Veriore, do të kenë mundësinë ta shohin në natën e 20 janarit, fenomenin e rrallë që njihet si ‘super eklipsi i përgjakshëm’ i Hënës.
Ky eklips lunar, shoqërohet me një ngjyrë të ndezur të kuqe, prej nga e ka marrë edhe emrin si i përgjakshëm, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ndodhë për shkak të pozicionimit të Tokës, në mes të Diellit dhe Hënës, në lëvizjen e zakonshme nëpër orbitë.
Meqenëse nuk ka burim të dritës, Hëna vetëm reflekton rrezet që lëshohen prej Diellit. Ngjyrën e kuqe, e merr si pasojë e atmosferës së Tokës, që ia pakëson reflektimin e zakonshëm.
Kjo ndodhë për shkak të takimit të rrallë të këtyre tre trupave, nëpër lëvizjen e zakonshme nëpër hapësirë.
Por, kjo nuk iu mjafton mendjeve më të egra të internetit, që mendojnë se mund të jetë paralajmërim, për ndonjë apokalips të mundshëm.
Sipas Pastor Bregley, një predikuesi amerikan që për fat të mirë nuk ia ka qëlluar asnjëherë parashikimeve për fundin e botës, ky aktivitet është shumë i rrezikshëm.
“Dielli do ta humbë shndritjen, kurse Hëna do mbulohet nga gjaku, duke bërë që gjithçka në Tokë të pushojë përgjithmonë”, ka thënë Bregley.
Njëjtë po shqetësohen edhe shumë besimtarë të apokalipsit, që mendojnë se është një paralajmërim aspak fat sjellës.
Eklipse të ngjashme ka pasur edhe në vitet e kaluara, kur Hëna është bërë krejtësisht e kuqe dhe përkundër paralajmërimeve, jeta në Tokë ka vazhduar si zakonisht. /Telegrafi/