Super-bebi i internetit, një ‘selfie’ me gjenekologun në sallën e lindjes(Video)

E publikuar: 13/03/2015 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kemi lindur për internetin! – Ky është “mesazhi” i një bebeje të sapolindur, që sa nxjerr kokën nga mitra e nënës, i bie me gisht kokës gjinekologut dhe nis e kërkon në Google si të presë kërthizën e vet!

Ndërsa gjinekologu shqyen sytë dhe bie pa ndjenja, bebja kërkon me gisht në një tablet si të presë tubin që e lidh me nënën e të ikë.

MTS-Internet-Born-Baby

I shpejtë si era, bebja, ashtu si vetë linja e internetit që ofrohet në këtë reklamë, rrëshket poshtë shtratit pasi bën një “selfie” me infermieren simpatike. Eh, s’ka mbaruar me kaq! Ja dhe një foto të shpejtë me celular, gjinekologut të shtrirë në tokë, që e ndjek me vështrim të tromaksur. Kjo video është spoti televiziv, i prodhuar për MTS India, rrjetit gjigand të telefonisë celulare me 13 milionë abonentë dhe ka pasur shumë sukses.