The Sun: Ronaldo në Chelsea, Hazard në Madrid

E publikuar: 28/01/2018 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ronaldo po e konsideron kthimin në Premierligë.
Cristiano Ronaldo është duke konsideruar kthimin në Premierligë – te kampionët, Chelsea, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.

Portugezi nuk është i lumtur pasi po akuzohet për evazion fiskal me pretendimin se i ka ikur taksave për 13.1 milionë funte.

Përveç kësaj, pesë herë fituesi i Topit të Artë është i irrituar edhe me numrin një të Realit, Florentino Perez, që pas triumfit në Ligën e Kampionëve i premtoi se do t’ia rinovojë kontratën dhe deri më tani nuk e ka lëvizur as gishtin.

“The Sun” raporton se pavarësisht deklaratave të portugezit “jam i lumtur në Madrid”, është e mundshme rikthimi i 32 vjeçarit në Premierligë, për faktin se Los Blancos po e kërkojnë Eden Hazardin dhe nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi. /Gazeta Express/