Sulmuesit e Ataturkut planifikonin të merrnin udhëtarët peng

E publikuar: 01/07/2016 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre sulmuesit vetvrasës që e sulmuan aeroportin ndërkombëtar të Stambollit planifikonin marrjen e dhjetëra personave peng, transmeton agjencia e lajmeve Reuters duke u mbështetur në raportimin e gazetes proqeveritare turke, Sabah.

Në tërësi ata vranë 44 persona në aeroportin e tretë më të ngarkuar të Evropës.

Mirëpo, ata e kanë filluar sulmin më herët se sa që e kishin planifikuar pasi e kanë vërejtur se kanë nxitur dyshim, derisa në ditën me temperatura të larta kishin të veshura xhaketa. Xhaketat i kanë pasur me qëllim që të mbulonin eksplozivin në trup.

Autoritetet turke besojnë se ata kanë qenë pjesëtarë të grupit militant, Shteti Islamik, ndërsa besohet se njëri ishte nga Rusia, një tjetër nga Uzbekistani dhe i treti ishte nga Kirgizia.

Mediat e kanë identifikuar Akhmet Chatayev nga rajoni rus i Çeçenisë si koka e sulmit.

Gazeta tjetër turke, Hurriyet shkruan se sulmuesit e kanë marrë me qera një apartmant në lagjen Fatih të Stambollit, zonë kjo ku jetojnë shumë sirianë dhe arabë./rel/