Sulmuesi në Las Vegas kishte planifikuar edhe masakra të tjera

E publikuar: 05/10/2017 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krahas hetimev e rreth motiveve të mundshme për masakrën e Stephen Paddockut, kontabilistit 64-vjeçar i cili nga kat i 32 i hotelit Mandalay Bay në Las Vegas në vikendin e shkuar vrau së paku 58 persona e plagosi rreth 500 të tjetër, po rrjedhin detaje të tmerrshme për sulmuesin e qëllimet e tij të vërteta.

Sipas informatave më të reja të gazetës lokale Las Vegas Review-Journal, Paddock gjatë dhjetë minutave, sa zgjatën të shtënat e tij të përgjakshme, breshërinë e plumbave s’e kishte drejtuar vetëm kundër 22 mijë vizitorëve të festivalit i cili “po ia prishte pamjen nga hoteli luksoz”. Në një moment ai rafalin e drejtoi edhe nga një vend krejtësisht tjetër, në lokacionin dy herë më larg, transmeton Koha.net .

Burimet që thirren në këtë gazetë thonë se ai kishte shtënë edhe kundër pajisjeve gjigante me përplot kerozinë 600 metra larg hotelit, afër hangarit ku gjendeshin avionë privatë. Në tankerët me këtë karburant avion u gjetën gjurmët fishekësh, njëri madje e kishte shpuar tankerin dhe krejt rastësisht nuk ka shpërthyer e që do të rriste edhe për disa qindra, në mos dhe në mijërave, numrin e të vrarëve.

Gjatë ditëve të shkuara u sanuan dëmet nga të shtënat e agjentë të FBI-së që dolën në terren nuk i pohuan dhe nuk i mohuan shkrimet e gazetës.

Besohet se Paddock e dinte ç’kishte në shënjestër dhe për këtë arsye ai e kishte thyer dy dritaret e apartamentit: Nga njëra shtinte kundër vizitorëve në festival e nga tjera në tankerët e kerozinës .

Sherifi Joseph Lombardo të mërkurën ka zbuluar se sulmuesi, krahas dhjetëra armëve që ka pasur në apartament dhenë dy lokacione të tjera, në automobilin e veta kishte edhe 22 kilogramë eksplozivë.

“Ai është përgatitur gjatë dhe me kujdes për sulmin më të keq në historinë amerikane, ka thënë Lombardo duke shtuar se Paddock jetonte “jetën sekrete’.

Sherifi është i bindur që atij t’i ketë ndihmuar dikush në përgatitjen e sulmit.

“Është e mundur që ai të jetë supernjeri, por unë assesi nuk besoj në këtë”, ka sqaruar ai dhe ka shtuar se hetuesit mendojnë se Paddock ka planifikuar të dilte i gjallë nga e gjithë situata, porse ai nuk tregoi se si kishte dashur ta bënte këtë.

Siç dihet, njësitë speciale e gjetën të vdekur dhe besohet që Padock kishte bërë vetëvrasje.

Sherifi ka konfirmuar se Paddock një javë para masakrës e kishte huazuar apartamentin prej nga kishte shikim të qartë te vizituesit e festivalit muzikor në të cilin paraqiteshin këngëtarja nga Zelanda e Re me origjinë kroate Lorde, rock grupi Muse, reperi Chance dhe muzikantë të tjerë.