Sulmuesi i policit në Pejë, shtetas i Shqipërisë

E publikuar: 06/09/2015 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E plotësuar) – Koha.net nga burime të veta merr vesh se doras të kësaj vepre janë tre persona nga një familje – babai, nëna dhe fëmija – ndërsa dyshohet se personi që ka shtënë në policin është shtetas i Shqipërisë, i shpallur më herët në kërkim po nga Policia rajonale e Pejës për shkak të një sulmi tjetër ndaj policëve.

Policia e Pejës, më 15 korrik të këtij viti, pati lëshuar një komunikatë për media në të cilën bënte me dije se është identifikuar personi që kishte sulmuar policinë. Ai quhet Agim Madani nga Tropoja – Republika e Shqipërisë.

Plagoset një pjesëtar i policisë së Kosovës në Radavc

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka marrë plagë nga një armë zjarri në orët e mbrëmjes së të shtunës.

Burime të Koha.net bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një tentim-plaçkitjeje në fshatin Radavc të komunës së Pejës natën e mbrëmshme (pas orës 23), me ç’rast zyrtari policor është plagosur me armë zjarri nga njëri prej kryesve të veprës, transmeton koha.

Koha.net që nga mbrëmë ka provuar të marrë një prononcim nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, por i njëjti nuk ka qenë i informuar për rastin.