Sulmon kalimtarin me thikë duke bërtitur “kjo është Siria” (Video)

E publikuar: 05/12/2015 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një njeri është sulmuar me thikë në një stacion të trenit nga një tjetër person i cili, sipas dëshmitarëve, gjatë sulmit ka folur për Sirinë.

Viktima mendohet se është therur në qafë me thikë nga një i dyshuar në stacionin e Leytonstone në lindje të Londrës.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes me urgjencë, ndërsa, edhe pse fillimisht nuk arriti ta kapte në vend të ngjarjes, më pas u raportua se ai ishte vënë në prangat e forcave të rendit, transmeton Koha.net.
Ndërsa shumë nga kalimtarët kanë postuar këtë ngjarje në Twitter, ku shihen fotografi shqetësuese.

Disa nga ta kanë shkruar se sulmuesi kishe thënë se: “Kjo është ajo që ndodhë kur ta kruash me nënën Siri, i gjithë gjaku juaj do të derdhet”.

Ndërsa nga një video shihet një skenë e tmerrshme, ku gjaku kishte mbuluar një pjesë të madhe të tokës.